Politike

GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat! Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e mia dhe të PL-së

Meta shkruan se vendimi nuk e çudit pasi sipas tij drejtësia me regji të SPAK përgjon gjykatat.

26 Qershor 2025, 15:28 Nga N.F
GJKKO e la në qeli, reagon Meta: Asnjë çudi nga drejtësia
Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Fcebook" ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO-së për ta lënë në qeli. Meta shkruan se vendimi nuk e çudit pasi sipas tij drejtësia me regji të SPAK përgjon gjykatat.

Ai shtoi se do ta ndjekin këtë farsë hap pas hapi dhe do ta dërgojnë në Gjykatën e Strasburgut. Sipas tij nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

Postimi i Metës:

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes". Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi. Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

ilir meta

Sondazh

Poll