Bota

"Papritmas, ndjeva ndryshimin e energjisë", flet saksofonisti libanez që u bë viral në internet: Ne jemi rritur rreth raketave!

Një video e Otayek duke performuar në një çati në Liban, ndërsa raketat fluturojnë sipër tij, është bërë virale, duke ngjallur reagime të shumta të mediat sociale.

26 Qershor 2025, 15:12 Nga N.F
"Papritmas, ndjeva ndryshimin e energjisë", flet saksofonisti
Alain Otayek

IZRAEL- Saksofonisti libanez, Alain Otayek ka folur për herë të parë në lidhje me videon virale ku dukej ai teksa performonte ndërsa në qiell dukeshin raketat që hidheshin pas tensioneve Izrael-Iran.

Një video e Otayek duke performuar në një çati në Liban, ndërsa raketat fluturojnë sipër tij, është bërë virale, duke ngjallur reagime të shumta të mediat sociale. Në një intervistë të postuar në TikTok, Otayek kujtoi momentin.


"Papritmas, ndjeva ndryshimin e energjisë. Njerëzit ngritën sytë, telefonat u fikën. Pashë raketat - mendova se po vinin alienët," bëri shaka ai, përpara se të pranonte se i njohu menjëherë si armë lufte.

Otayek, i pashqetësuar, zgjodhi të vazhdonte të performonte. “Ne jemi rritur rreth raketave në Liban”, tha ai.

“Thjesht ndjeva se duhej të shprehja diçka më të thellë. Muzika është mënyra se si e ndaj paqen - është ajo që kisha për të dhënë në atë moment," shtoi ai.

Performanca e tij ka bërë që të krahasohen muzikantët që luajtën ndërsa Titaniku u fundos. Reagimet në internet kanë variuar nga humoristike deri te reflektime të thella, me një komentues që vuri në dukje: “Muzika nuk vdes kurrë, veçanërisht kur është gjurmimi i zërit të fundit të botës.”

alain otayek

Sondazh

Poll