Bota

Shpërthen transformatori elektrik në Afrikën Qendrore, humbin jetën 29 nxënës që po jepnin provime

Presidenti Faustin-Archange Touadera ka shpallur një periudhë zie kombëtare. Ai urdhëroi gjithashtu që më shumë se 280 personat e plagosur në përplasje të marrin trajtim falas në spital. Nxënës nga pesë shkolla të ndryshme në kryeqytet kishin shkuar në Lycée Barthélémy Boganda për të dhënë provimin e maturës.

26 Qershor 2025, 14:40 Nga E. D
Shpërthen transformatori elektrik në Afrikën Qendrore, humbin
foto ilustruese

AFRIKË- Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Afrikë, ku si pasojë kanë humbur jetën 29 nxënës. Bëhet e ditur se një transformator elektrik, ka plasur, teksa 29 fëmijë po jepnin provimet e shkollës në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Zhurma e shpërthimit, e kombinuar me tymin” shkaktoi alarm midis pothuajse 6,000 studentëve që po jepnin provimin e maturës në një shkollë në kryeqytet, Bangui, raportoi radiostacioni lokal Ndeke Luka.

Presidenti Faustin-Archange Touadera ka shpallur një periudhë zie kombëtare. Ai urdhëroi gjithashtu që më shumë se 280 personat e plagosur në përplasje të marrin trajtim falas në spital. Nxënës nga pesë shkolla të ndryshme në kryeqytet kishin shkuar në Lycée Barthélémy Boganda për të dhënë provimin e maturës.

Republika e Afrikës së Jugut vazhdon të përballet me paqëndrueshmëri politike dhe sfida sigurie. Forcat qeveritare, të mbështetura nga mercenarë rusë, po luftojnë me grupe të armatosura që kërcënojnë të rrëzojnë administratën e Touadéras.

afrike

Sondazh

Poll