Aktualitet

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit/ Skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

Bëhet  e ditur se ata u skualifikuan në fazën e parë për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre.

26 Qershor 2025, 11:07 Nga E. D
Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit/ Skualifkohen
foto ilustruese

TIRANË- Gjashtë nga 13 kandidatët e për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë skualifikuar. Bëhet e ditur se ata u skualifikuan në fazën e parë për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre.  Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë, por ende nuk dihen emrat, të cilët janë skualifikuar. 

Lista me 13 kandidatët:

-Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP
-Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
-Astrit Halilaj, ish prokuror i Shkodrës
-Elton Kërluku
-Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë , në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e gares per drejtor te Pergjithshem)
-Gledis Nano, ish Drejtor i Pergjithshem i Policise.
-Haki Çako, -ish Drejtor i Policise se Shtetit. Aktualisht Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile,
-Joni Keta
-Maoricio Sheldija, inspektori i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).
-Marinela Pilinçi, oficer i policise giyqesore në Seksionin e Policise Gjyqësore te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
-Miklovan Kanani
-Nevrus Ndregjoni, oficer i Policisë Gjyqësore të Seksionit tê Policisë Gjyqësore te Prokurori isë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

bkh

Sondazh

Poll