Aktualitet

Operacioni ‘Metamorfoza’/ SPAK jep pretencën për të 7 të pandehurit, kërkon 74 vite burg

Konkretisht SPAK ka kërkuar për Pëllumb Gjoka 14 vjet burg, Edmond Preka 11 vjet, Astmer Bilali 10 vjet, Ardit Hasanbegaj 9 vjet, Xhevahir Lita 6 vjet, Oltion Bistri 9 vjet, Behar Bajri 15 vjet.

26 Qershor 2025, 10:00 Nga E. D
Operacioni ‘Metamorfoza’/ SPAK jep pretencën për të 7
foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka paraqitur ditën e sotme pretencën ndaj të akuzuarve të dosjes “Metamorfoza”. Konkretisht SPAK ka kërkuar për Pëllumb Gjoka 14 vjet burg, Edmond Preka 11 vjet, Astmer Bilali 10 vjet, Ardit Hasanbegaj 9 vjet, Xhevahir Lita 6 vjet, Oltion Bistri 9 vjet, Behar Bajri 15 vjet.

Gjithashtu për të pandehurit llogaritet edhe ulja e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu SPAK kërkon të konfiskohet shuma 1 milion e 300 euro të sekuestruara nga pasuritë e Oltion Bistrit.

Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: korrupsion pasiv dhe aktiv, nxjerrje të sekretit hetimor, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, si dhe përkrahje të autorit të krimit.

Dënimet e kërkuara 

Behar Brahovic – 15 vite burg
Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
Edmond Preka – 11 vite burg
Asmer Bilali – 10 vite burg
Oltian Bistri – 9 vite burg
Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Xhevair Lita – 6 vite burg

spak dosja metamorfoza

Sondazh

Poll