25 Qershor 2025, 19:03
Nga r.ll
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Pasuritë e një 45-vjeçari në Gjirokastër janë vënë nën sekuestro, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Katan Baho alias Sokrat Baho dyshohet për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike.
Pasuritë e sekuestruara janë: Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër; ndërtesë dykatëshe+papafingo në fshatin Valare; ndërtesë dykatëshe në fshatin Valare; servis makinash në lagjen "Grehot"; lokal në lagjen "Grehot" dhe një automjet tip “Audi Q7”.
Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Bëhet me dije se po punohet për gjetjen e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:
-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-1 automjet tip “Audi Q7”.
Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


katan baho sokrat baho gjirokaster
gj31
gj2
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:47
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një skenë dhunë është regjistruar mbrëmjen e 22 qershorit ku protagonistë ishin dy bur...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:35
r.ll
pamje nga tirana
TIRANË- Festivali i parë i arkitekturës u zhvillua pak muaj më parë në Tiranë. Festivali i quajtur "Buk...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të një 25-vj...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:07
N.F
Foto
TIRANË- Zëvendës Shefja e Misionit të SHBA, Kathryn Hammond mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të&...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 17:50
Edmond Hoxhaj
Foto
DURRËS- Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të port...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:51
N.F
Foto
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali ku një grabitje ka përfunduar tragjike. M...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:08
N.F
Foto
KOSOVË- Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërs...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:09
r.ll
pamje e autobusit ne flake
ELBASAN- Një autobus turistësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rr...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 15:32
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mori me forcë një 40-vjeça...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbua...