25 Qershor 2025, 18:35
Nga r.ll
pamje nga tirana
TIRANË- Festivali i parë i arkitekturës u zhvillua pak muaj më parë në Tiranë. Festivali i quajtur "Bukë e zemër", bëri bashkë 150 arkitektë ndërkombëtarë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gazeta gjermane "Die Zeit", ka shkruar lidhur me këtë festival dhe thotë se arkitektët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, kanë shprehur shqetësime se nga kush do të blihen gjithë këto kulla dhe se mos po përdoren për pastrim parash. Në artikull thuhet se ndërsa kryeministri Rama shprehet se "e ardhmja e Evropës po ndërtohet në Tiranë", të tjerë i shohin fantazitë e tij për kullat si pastrim parash estetikisht të këndshme.
“Atmosfera gjatë vijimit të festivalit "Bread-and-Heart" luhatet mes entuziazmit dhe shqetësimeve. Ndër të paqartat është, për shembull, se kush do të jetojë në të gjitha ato ndërtesa në fund të fundit, dhe si qëndron çështja e dyshimeve se mos kemi të bëjmë më shumë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Shpresa, sidoqoftë, është që paratë e investuara do ta ngrenë nivelin e jetesës në qytet, në një formë apo një tjetër,” thuhet në artikullin e gazetës.
Më tej përmendet se Shqipëria po humbet vazhdimisht popullsinë për shkak të emigrimit, ndërsa në Tiranë po shtohet numri i banorëve. Në këtë festival u tha se një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë.
Artikulli thekson se mbi 10% taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit, vlerë kjo më e madhe më se në vende të tjera evropiane. Ndërsa thuhet se këto para shkojnë në arkën e shtetit ngihen pyetjet: A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave?
“Ata thonë se duan të ndërtojnë një qytet që bazohet te kurimi (përzgjedhja e kujdesshme), e jo te rregullimi; duan të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi humbet vazhdimisht popullsi për shkak të emigrimit, ndërsa kryeqyteti fiton banorë. Deri në dhjetë milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit – një diasporë e madhe. Një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë. Edhe kjo shpresë diskutohet në skaj të festivalit. Në Shqipëri, mbi dhjetë për qind taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit – ndjeshëm më shumë se në vende të tjera evropiane. Këto para shkojnë në arkën e shtetit. A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave? Opozita rreth ish-kryeministrit Sali Berisha e konsideron këtë të fundit si fakt të kryer, sidomos pas arrestimit në shkurt të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe një të besuari të Edi Ramës, nën dyshimin për korrupsion,” thuhet në artikull.
Gazeta gjermane shkruan se në Tiranë ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, dhe nga ana tjetër, arkitektë perëndimore debatojnë se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën.
“Dhe kështu, në Tiranë dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë – veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar – ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa nga ana tjetër, arkitektë të famshëm nga bota perëndimore debatojnë në një nivel të lartë estetik se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën, drejt shekullit 21. Edi Rama, sidoqoftë, ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, të cilën e ndjek me vetëbesim. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen. Ndërkohë, do të ndërtohet shumë – shpejtësia është një premtim në Shqipëri. Godinat do të mbeten; mbetet për t’u parë se çfarë do të mbetet nga gjithë premtimet e tjera”, nënvizon media gjermane.
festivali buke dhe zemer die zeit
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të një 25-vj...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 18:07
N.F
Foto
TIRANË- Zëvendës Shefja e Misionit të SHBA, Kathryn Hammond mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të&...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 17:50
Edmond Hoxhaj
Foto
DURRËS- Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të port...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:51
N.F
Foto
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali ku një grabitje ka përfunduar tragjike. M...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:08
N.F
Foto
KOSOVË- Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërs...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:09
r.ll
pamje e autobusit ne flake
ELBASAN- Një autobus turistësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rr...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 15:32
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mori me forcë një 40-vjeça...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbua...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Institutit në Tiranë nga ku u r...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:03
Klodiana Lala
klodiana lala
Eduart Koboçi, 27-vjeçar nga Kukësi me kontaktoi përmes telefonit. “Dua të takoj. Do t’iu rrëfe...