25 Qershor 2025, 17:50
Nga Edmond Hoxhaj
Foto
DURRËS- Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit, duke i kthyer mbrapsht Shqipërisë 102 kontenierët me mbetjet e dyshuara, që më herët shkaktuan një alarm global mjedisor.
Ngarkesa e padëshiruar kishte dalë nga i njëjti port në drejtim të Tajlandës, por mbeti për muaj me radhë në det, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti shqetësimin se brenda saj mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).
Konteinerët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe u depozituan në Porto Romano si pjesë e një procedimi të nisur për veprat penale “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “transportim i mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës”.
Por tetë muaj më vonë, përmbajtja e mbetjeve është ende e paqartë dhe fati i hetimit është vendosur në pikëpyetje, pasi Prokuroria e Durrësit pretendon se nuk ka gjetur ende një laborator për testimin e mbetjeve, edhe pse më 5 mars deklaroi publikisht të kundërtën.
E pyetur për këto kontradikta dhe zvarritjen e hetimit, Prokuroria e Durrësit i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk kishin arritur dakordësi me laboratorin e parë dhe kishin vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit.
“…për këtë arsye është vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit, verifikimin e plotësimit e të gjitha e protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare nga ky laborator si dhe negocimin, proces i cili po kryhet edhe me ndihmën e partnerëve të huaj,” deklaroi Prokuroria e Durrësit.
Edhe drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, njëherazi pjesë e grupit hetimor, i tha BIRN përmes telefonit se testimet ishin vonuar për shkak të vështirësve në gjetjen e laboratorit dhe kostove të larta. Por aktivistët mjedisorë të huaj edhe vendas ngrejnë dyshime për një strategji të qëllimtë për zvarritjen e hetimit dhe shmangien e personave përgjegjës nga drejtësia.
“Vonesa është e papranueshme dhe skandaloze,” tha Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i BAN, organizatës që e denoncoi fillimisht skandalin.
“Ky është një turp për çdo institucion qeveritar kompetent dhe tani po shfaqet qartë si një fshehje apo strategji e qëllimshme për të vonuar rezultatet dhe rrjedhimisht gjetjet e prokurorisë,” shtoi Puckett, duke theksuar se çështja “mban erën e përzierjes politike”.
Tonelatat e mbetjeve të dyshuara e kanë origjinën nga filtrat e oxhaqeve të kompanisë turke “Kurum International” që operon në mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ndërsa Prokuroria identifikoi kompaninë “Sokolaj” në pronësi të Gjovana Sokolajt si eksportuese të konteinerëve.
BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se sasia e bllokuar ishte vetëm një prej shumë ngarkesave të ekportuara në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë. Mes viteve 2020-2023, një sasi prej rreth 20 mijë ton mbetje të gjeneruara nga “Kurum” u eksportuan jashtë Shqipërisë nga kompania “Sokolaj”, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Laboratorët e akredituar që analizojnë metalet e rënda nuk mungojnë në Shqipëri; BIRN ishte në gjendje që të kontaktonte brenda një ore dy prej tyre si dhe të merrte një ofertë. Analiza e një mostre sipas njërit prej laboratorëve kushtonte 306 euro.
Megjithatë, Puckett nga BAN sugjeron që për shkak të rëndësisë së çështjes, Shqipëria duhet të angazhojë një laborator në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Europian, që sipas tij kanë përvojë në kampionimin e pluhurit të furrave elektike me hard (EAFD). Ai vlerëson madje që çmimi për një kampionim gjithëpërfshirës të materialeve organike, përfshirë dioksinat dhe metalet për rreth 24 mostra do të kushtojë nga 6 mijë deri në 10 mijë euro.
“Unë i kam dhënë më herët zyrës së Prokurorisë emrin e laboratorit. Më pas dëgjova se ata donin ta bënin këtë punë në Shqipëri. Pse? Kjo nuk bën sens,” i tha ai BIRN, duke shtuar se personalisht nuk kishte besim që ndonjë laborator në Shqipëri do të ishte i lirë nga “ndikimi politik”.
Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni mendon se zvarritja e testimeve laboratorike nuk është një çështje kostosh, por neglizhence.
“Mbaj mend që pas shpërthimit në Gërdec janë bërë analiza të kësaj natyre për metalet e rënda dhe nuk më kujtohet të jetë bërë çështje kostoja,” tha Feruni.
“Është një zvarritje për ta lënë [në harresë] si çështje, për ta bërë të parëndësishme,” përfundoi ai./ BIRN
Kontenierët me mbetje gjatë transportimit në Porto Romano
durres anija molivia
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:51
N.F
Foto
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali ku një grabitje ka përfunduar tragjike. M...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:08
N.F
Foto
KOSOVË- Gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar nga Serbia mallra me vlerë totale prej 75 milionë euro, ndërs...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 16:09
r.ll
pamje e autobusit ne flake
ELBASAN- Një autobus turistësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rr...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 15:32
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mori me forcë një 40-vjeça...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbua...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Institutit në Tiranë nga ku u r...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 14:03
Klodiana Lala
klodiana lala
Eduart Koboçi, 27-vjeçar nga Kukësi me kontaktoi përmes telefonit. “Dua të takoj. Do t’iu rrëfe...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 13:54
foto ilustruese
LEZHË- Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë ditën e sotme. Bëhet e ditur se vikti...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 13:28
M.B
Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen e sterilizimint dhe kërkon ...
Aktualitet
25 Qershor 2025, 13:17
foto ilustruese
Njoftimi i Prokurorisë Elbasan
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së ...