Aktualitet

Mori me forcë një person në automjet dhe e dhunoi me grushte, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Ngjarja thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se automjeti është sekuestruar nga policia.

25 Qershor 2025, 15:32 Nga r.ll
Mori me forcë një person në automjet dhe e dhunoi me grushte,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mori me forcë një 40-vjeçar në automjet dhe më pas e goditi me grushte.

Menjëherë pas njoftimit, se një person ishte marrë me forcë në automjet, shërbimet e policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar. 

Ngjarja thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se automjeti është sekuestruar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

policia e tiranes

Sondazh

Poll