Aktualitet

Të shtënat me armë dje në Institut, 7 persona të përfshirë në ngjarje! Zbardhet rasti, një i arrestuar, 2 të proceduar dhe 4 në kërkim

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 2 prej tyre kanë goditur me qytën e pistoletës 2 vëllëzër dhe më pas kanë qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

25 Qershor 2025, 14:06 Nga M.B
Të shtënat me armë dje në Institut, 7 persona të
Foto ilustruese

TIRANA- Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Institutit në Tiranë nga ku u raportua për të shtëna me armë zjarri. Policia bën me dije se janë 7 perosna të përfshirë në konflikt teksa një është arrestuar, 2 proceduar dhe 4 në kërkim. 

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 2 prej tyre kanë goditur me qytën e pistoletës 2 vëllëzër dhe më pas kanë qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Personat që kanë qëlluar me armë dyshohet se janë ndihmuar nga shokë të tyre, të cilët kanë goditur me grushte dhe me sende të forta një 38-vjeçar, si dhe dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri një 48-vjeçar, të dy kushërinj të vëllëzërve.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast reaction”, për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në Institut.

Identifikohen 7 shtetas të përfshirë në konflikt. Arrestohet në flagrancë 1, procedohen në gjendje të lirë 2 dhe shpallen në kërkim 4.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 3 automjete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, dje, pas marrjes së njoftimit se në Institut, disa shtetas po konflikteshin dhe gjatë konfliktit ishte qëlluar me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit “Fast reaction”, u identifikuan 7 shtetas shtetas të përfshirë në konflikt. Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Y. C., 30 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M. dhe M. S., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”;
-shpallën në kërkim shtetasit S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç (vëllëzër) R. D., 18 vjeç dhe V. H., 27 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit S. Rr. dhe E. Rr. kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllëzër) dhe më pas kanë qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Vëllëzërit S. Rr. dhe E. Rr. dyshohet se janë ndihmuar nga shokë të tyre të identifikuar si R. D., V. H., M. M. dhe M. S., të cilët kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin A. C., 38 vjeç, si dhe dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A. H., 48 vjeç, të dy kushërinj të vëllëzërve Y. C. dhe O. C.

Punohet për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

tirana

Sondazh

Poll