Politike

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Malltezit

Malltezi kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por mesa duket kjo nuk u pranua nga togat e zeza.

25 Qershor 2025, 10:20 Nga M.B
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin për revokim të masës së sigurisë të Jamarbër Malltezit. Ky i fundit, nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani", kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por mesa duket kjo nuk u pranua nga togat e zeza.

"Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Jamarbër Malltezi kundër vendimit nr.88 (87-2025-127) datë 14.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", njoftoi Gjykata e Lartë.

Dosja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

 

jamarber malltezi

Sondazh

Poll