Politike

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama poston "foton familjare": Nga darka e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e Aleancës

Rama shkruan se kjo është fotoja familjare nga darka e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e Aleancës.

25 Qershor 2025, 08:55 Nga M.B
Samiti i NATO-s në Hagë, Rama poston "foton familjare": Nga
Imazhi i postuar

HAGË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foton familjare me liderët e NATO-s të mbledhur në Hagë në kuadër të smitit. Rama shkruan se kjo është fotoja familjare nga darka e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e Aleancës. Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama poston "foton familjare": Nga

"FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s", shkruan Rama.

Në samitin dyditor të NATO-s, liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior pritet të dakordësohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë. Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump.

samiti i natos

Sondazh

Poll