Aktualitet

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona "pushtohet" nga tymi

Gjithashtu bëhet e ditur se në vendgrumbullimin e mbetjeve ka pasur një një numër të madh gomash duke shkaktuar flakë dhe tym në të gjithë zonën. Po ashtu banorët janë alarmuar, pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit.

25 Qershor 2025, 11:48 Nga E. D
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona
foto ilustruese

FIER- Një vatër zjarri ka rënë paraditen e sotme në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Daullas të Bashkisë Fier. Gjithashtu bëhet e ditur se në vendgrumbullimin e mbetjeve ka pasur një një numër të madh gomash duke shkaktuar flakë dhe tym në të gjithë zonën. Po ashtu banorët janë alarmuar, pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia. Ndërkohë për shkak të djegjes së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.

kanabis ne fier zjarr ne greqi vendgrumbullimi i mbetjeve

Sondazh

Poll