Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje/ Arrestohet 40-vjeçari nga Bosnje-Hercegocina

40-vujeçari ishte në kërkim nga nga autoritet gjermane, për vjedhje me anë të mashtrimit dhe mashtrim në mënyrë të përsëritur.

25 Qershor 2025, 10:13 Nga E. D
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje/
foto ilustruese

DIBR- Një 40-vjeçar nga Bosnje- Hercegovinë është vënë në prangat e policisë kufitare në Dibër. 40-vujeçari ishte në kërkim nga nga autoritet gjermane, për vjedhje me anë të mashtrimit dhe mashtrim në mënyrë të përsëritur. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:   

B.S., 40 vjeç, banues në Bosnje-Hercegovinë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn /Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit", "Mashtrim" dhe "Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.  

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.

policia

Sondazh

Poll