Aktualitet

Aksidenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/ Automjeti përplas dy monopatina, tre të mitur përfundojnë në spital

Sipas bluve një 41-vjeçar me iniciale E.K ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

25 Qershor 2025, 11:24 Nga E. D
Aksidenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”/
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Sipas bluve një 41-vjeçar me iniciale E.K ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë e përplasjes janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë 41-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

policia aksidentit

Sondazh

Poll