Aktualitet

Shpërthimi me lëndë plasëse në servisin e motorëve në Vlorë/ Kamerat e sigurisë "kapin" një person që i afrohet biznesit! Pronari: Nuk kam konflikte

Bazuar në këto filmime mësohet se policia po punon për identifikimin e tij.

25 Qershor 2025, 08:23 Nga M.B
Shpërthimi me lëndë plasëse në servisin e motorëve
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Kamerat e sigurisë pranë servisit të motorëve ku ndodhi shpërthimi me lënë plasëse në Vlorë kanë filmuar një person i cili i afrohet biznesit. Bazuar në këto filmime mësohet se policia po punon për identifikimin e tij. Nga ana tjetër, bëhet me dije se pronari i servisit të motorëve Viktor Bezhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. 

“Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur në një dyqan motorash në dritare.

Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njeri në biznes. Edhe pse shpërthimi ka tronditur qytetin në mbrëmje, policia bën me dije se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

vlora

Sondazh

Poll