Aktualitet

Mbyllja e ciklit 9-vjeçar/ Minimaturantët testohen sot në provimin e matematikës

Për rreth 28 mijë minimaturantë, provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

25 Qershor 2025, 07:42 Nga M.B
Mbyllja e ciklit 9-vjeçar/ Minimaturantët testohen sot në
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Minimaturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të lëndës së Matemtikës. Për rreth 28 mijë minimaturantë, provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; minimaturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj.

Ndërkohë më 30 qershor 2025, nxënësit e klasave të nënta pritet të rezlizojnë edhe provimin e gjuhës së huaj.

minimatura

Sondazh

Poll