Sport

VIDEO / Benfica befason Bayernin dhe mbyll fazën në krye të grupit!

Ndërkohë, sfida tjetër e grupit mes Auckland City dhe Boca Juniors u ndërpre në minutën e 56-të për shkak të motit të keq dhe shkarkesave elektrike.

24 Qershor 2025, 23:09 Nga DOSJA
VIDEO / Benfica befason Bayernin dhe mbyll fazën në krye të

SHBA - Benfika ka siguruar një vend mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit të Klubeve, duke përfunduar në krye të Grupit C dhe lënë pas Bayernin e Mynihut, rivalin direkt për vendin e parë. Portugezët arritën këtë sukses pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj gjermanëve, në një përballje vendimtare të zhvilluar në "Bank of America Stadium" në Charlotte.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 13-të nga Schjelderup, pas një asisti të saktë nga Aursnes. Bayerni tentoi të rikthehej në lojë, madje Kimmich shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të, por ai u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme nga Harry Kane dhe Pavlovic, portieri Trubin ishte i pakalueshëm, duke siguruar triumfin për Benfikën. Vlen të përmendet se në këtë ndeshje finale të grupeve për Benficën u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Adrian Bajrami.

Ndërkohë, sfida tjetër e grupit mes Auckland City dhe Boca Juniors u ndërpre në minutën e 56-të për shkak të motit të keq dhe shkarkesave elektrike. Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 1-1: një autogol nga Garrow i dha avantazhin Bocas, ndërsa Gray barazoi për Auckland City katër minuta para ndërprerjes.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll