Bota

Izraeli dhe Irani nuk zbatuan armëpushimin, Trump bisedon me Netanyahun! Mediat e huaja: Komunikimi ishte i fortë dhe i drejtpërdrejtë

Mediat e huaja shkruajnë se Trump ishte "jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejtë" në lidhje me atë që duhej të ndodhte për të mbështetur armëpushimin.

24 Qershor 2025, 14:17 Nga M.B
Izraeli dhe Irani nuk zbatuan armëpushimin, Trump bisedon me Netanyahun!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti Donald Trump

LINDJE E MESME- Presidenti amerikan Donald Trump foli sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Mediat e huaja shkruajnë se Trump ishte "jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejtë" në lidhje me atë që duhej të ndodhte për të mbështetur armëpushimin.

Gjithashtu burime për mediat ndërkombëtare thonë se Netanyahu e kuptonte ashpërsinë e situatës dhe shqetësimet e Trump.

Presidenti amerikan ishte i kënaqur dje në mbrëmje kur njoftoi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, qëndroi zgjuar deri natën vonë duke ndjekur transmetimin ndërsa ai pritej të hynte në fuqi.

kryeministri izraelit benjamin netanyahu dhe presidenti donald trump

Sondazh

Poll