Bota

"Evropa mirëpret njoftimin e armëpushimit nga Trump"/ Von Der Leyen: Hap drejt stabilitetit në rajon! Iranit të angazhohet seriozisht në një proces diplomtik

Me anë të një poistimi në rrjetin social "X", Von Der Leyen e cilëson armëpushimin një hap drejt stabilitetit. Presidentja e Komisionit Evropian gjithashtu i bëri thirrje Iranit të angazhohet seriozisht në një proces diplomatik të besueshëm.

24 Qershor 2025, 09:45 Nga E. D
"Evropa mirëpret njoftimin e armëpushimit nga  Trump"/ Von
Von Der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, ka përshëndetur armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit. Me anë të një poistimi në rrjetin social "X", Von Der Leyen e cilëson armëpushimin një hap drejt stabilitetit. Presidentja e Komisionit Evropian gjithashtu i bëri thirrje Iranit të angazhohet seriozisht në një proces diplomatik të besueshëm.

"Evropa mirëpret njoftimin e armëpushimit nga Presidenti Trump. Është një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit në një rajon në tension.

Ky duhet të jetë prioriteti ynë kolektiv. Ne i bëjmë thirrje Iranit të angazhohet seriozisht në një proces diplomatik të besueshëm. Sepse tryeza e negociatave mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara," shkruan Von Der Leyen.

lufta ne lindjen e mesme von der leyen

Sondazh

Poll