Bota

Irani shkel armëpushimin me Izraelin/ Ushtria izraelite: Janë lëshuar raketa drejt nesh

Menjëherë pas kësaj, sirenat u dëgjuan në shumë zona në Izraelin verior. Njoftimi vjen menjëherë pasi Izraeli njoftoi se kishte rënë dakord për një armëpushim dypalësh me Iranin.

24 Qershor 2025, 09:54 Nga E. D
Irani shkel armëpushimin me Izraelin/ Ushtria izraelite: Janë
foto nga vendngjarja

IZRAEL- Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se Irani ka shkelur armëpushimin, pasi kanë zbuluar një lëshim të ri rakete balistike. Menjëherë pas kësaj, sirenat u dëgjuan në shumë zona në Izraelin verior. Njoftimi vjen menjëherë pasi Izraeli njoftoi se kishte rënë dakord për një armëpushim dypalësh me Iranin.

Gjithashtu Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë lëshuar një deklaratë ku thuhet se civilët në Izrael mund të largohen nga strehimoret e tyre, pas një alarmi të mëparshëm të lëshuar për shkak të lëshimit të një rakete balistike nga Irani.

Detajet rreth këtij sulmi të mundshëm me raketa mbeten ende të paqarta, pasi deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e Iranit për një sulm të ri.

lufta ne lindjen e mesme izrael iran

Sondazh

Poll