Bota

Lufta Ukrainë- Rusi/ Kievi sulmon depon e naftës në rajonin rus të Rostovit

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se njësitë e operacioneve speciale, në bashkëpunim me forcat raketore dhe artilerinë, goditën objektin Atlas në rajonin e Rostovit, jo shumë larg kufirit lindor të Ukrainës.

24 Qershor 2025, 08:39 Nga E. D
Lufta Ukrainë- Rusi/ Kievi sulmon depon e naftës në rajonin rus
foto ilustruese

UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase njoftuan të hënën se kishin sulmuar një depo nafte në rajonin jugor rus të Rostovit, e cila përdorej për të furnizuar forcat ruse në pjesët e pushtuara të Ukrainës. Si pasojë e sulmit një zjarr masiv u shkaktuar në depon e naftës.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se njësitë e operacioneve speciale, në bashkëpunim me forcat raketore dhe artilerinë, goditën objektin Atlas në rajonin e Rostovit, jo shumë larg kufirit lindor të Ukrainës.

"Një sulm nga forcat tona në zonën e synuar është konfirmuar. Një zjarr shpërtheu. Rezultatet e sulmit po sqarohen," tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë në Telegram. 

Guvernatori i Rostovit, Yuri Slyusar, tha më herët të hënën se një sulm me dron ukrainas natën e kaluar se kishte shkaktuar një zjarr në një ndërmarrje industriale në rrethin Kamensky të rajonit, por ai nuk e përmendi ndërmarrjen.

Zjarri u shua dje në mëngjes, tha Slyusar nëpërmjet Telegram. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi nëpërmjet Telegram se kishte shkatërruar 14 dronë ukrainas mbi rajonin e Rostovit gjatë natës deri në mëngjesin e së hënës.

Sipas deklaratës ukrainase, objekti u përdor për të furnizuar karburant dhe lubrifikantë për njësitë ruse që vepronin në pjesët e pushtuara nga Rusia të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, në frontin lindor të luftës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll