24 Qershor 2025, 09:41
Nga E. D
foto ilustruese
GAZA- Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje. Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat - i cili pranoi viktimat - tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës.
Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.
"Kjo është masakër", tha Ahmed Halava. Ai tregoi se ushtria izraelite hapi zjarr me tanke dhe dronë mbi njerëz, "madje edhe kur po iknim. Shumë njerëz u martirizuan ose u plagosën".
Një dëshmitar tjetër, Hossam Abu Shahada, tha se dronët po fluturonin mbi zonë, duke vëzhguar turmën fillimisht, dhe pastaj filluan të shtënat nga tanket dhe dronët teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes.
Ai përshkroi gjendjen si "kaotike dhe të përgjakshme" teksa njerëzit po përpiqeshin të shpëtonin.
Ai tha se pa të paktën tre njerëz të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, teksa po largohej nga vendngjarja.
Spitali Awda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore.
Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje.
Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve për armëpushim.
Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 56.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL
gaza
Bota
24 Qershor 2025, 09:27
Stephen Collinson
Donald Trump
LINDJE E MESME- Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka dalë me një fitore nga kriza më e keqe e ndarjes së Amerik&e...
Bota
24 Qershor 2025, 09:25
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gaz&...
Bota
24 Qershor 2025, 09:22
E. D
Raporti i MIA
GJERMANI- Paragjykimi, diskriminimi, racizmi – sinti dhe romët janë veçanërisht të prekur n...
Bota
24 Qershor 2025, 09:09
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Vladimir Putin mund të sulmojë një vend të ...
Bota
24 Qershor 2025, 08:49
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe katër shtëpi janë shkatërruar...
Bota
24 Qershor 2025, 08:39
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase njoftuan të hënën se kishin sulmuar një depo nafte në rajonin jugor ru...
Bota
24 Qershor 2025, 08:35
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Një grup që mbështet kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza ka bërë thirrje që...
Bota
24 Qershor 2025, 08:25
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Qeveria e Izraelit ka konfirmuar se është pajtuar me propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpu...
Bota
24 Qershor 2025, 08:13
E. D
Mark Rutte
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se nuk ishte e vështirë të bindeshin anëtar&eum...
Bota
24 Qershor 2025, 07:56
E. D
foto iluistruese
SHBA- Gjykata Supreme e SHBA-së i ka hapur rrugën administratës së Presidentit Donald Trump për të rifilluar...