Bota

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në jo Katarin, numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave amerikane

Në deklaratën e Këshillit të Sigurisë thuhet se Irani mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike me Katarin.

23 Qershor 2025, 19:52 Nga r.ll
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit: Sulmi
pamje nga raketat

IRAN- Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani "shkatërroi" bazën ajrore amerikane në Katar, sulmi në asnjë mënyrë “nuk paraqet ndonjë rrezik për Katarin ose popullin e tij”.

Më tej në deklaratë thuhet se Irani “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike” me Katarin.

Deklarata e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga media shtetërore e Iranit, thotë se numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane.

Pak çaste më parë, qeveria e Katari tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur të gjitha raketat iraniane dhe se nga sulmi nuk ka pasur viktima. 

iran

Sondazh

Poll