Bota

Mediat shtetërore iraniane: Ka nisur operacioni "Shpallja e fitores"! Irani sulmon me raketa edhe bazat amerikane në Irak

Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.

23 Qershor 2025, 19:00 Nga r.ll
Mediat shtetërore iraniane: Ka nisur operacioni "Shpallja e
foto ilustruese

IRAN- Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo u raportua është një operacion i quajtur "shpallja e fitores". Raketat kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak, sipas raportimeve.

Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar në bazën ajrore Ain al Asad në Irak.

Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.

 

konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll