Bota

Presidenti iranian: Agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje, do t'i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit

23 Qershor 2025, 18:46 Nga r.ll
Presidenti iranian: Agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje, do
presidenti iranian

IRAN- Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se Irani nuk ka filluar dhe as nuk dëshiron luftë, por nuk do ta lërë pa përgjigje atë që e quajti agresion kundër vendit. Në një postim në "X", Pezeshkian shprehet se nuk do ta lënë pa mbrojtje popullin iranin dhe do t'i përgjigjen "çdo plage në trupin e Iranit". 

"Ne as nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm atë; por nuk do ta lëmë agresionin kundër Iranit të Madh pa përgjigje.
Me gjithë qenien tonë, ne do të mbrojmë sigurinë e këtij #populli, #Zoti do të na ruajë, të dashur, dhe ne do t'i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri.", thuhet në postim. 

Sondazh

Poll