Bota

Irani godet një bazë amerikane në Katar, publikohen pamjet nga sulmet me raketa (VIDEO)

Zhurma e disa shpërthimeve u dëgjuan mbi kryeqytetin e Katarit, Doha.

23 Qershor 2025, 19:01 Nga N.F
Irani godet një bazë amerikane në Katar, publikohen pamjet nga
Pamje

KATAR- Irani ka lëshuar raketa në një bazë amerikane në Katar dhe një tjetër raketë në një bazë amerikane në Irak, në hakmarrje për sulmet e Uashingtonit në centralet bërthamore të Republikës Islamike gjatë fundjavës.

Zhurma e disa shpërthimeve u dëgjuan mbi kryeqytetin e Katarit, Doha. Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

sulmet izraelite ne katar

Sondazh

Poll