Bota

VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit të Izraelit në burgun famëkeq Evin në Iran

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi në një deklaratë se Evini ishte shënjestruar, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë ndërtesën kryesore të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe selinë e Basij (një krah paraushtarak i IRGC-së).

23 Qershor 2025, 18:43 Nga r.ll
VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit të Izraelit në burgun famëkeq
foto nga sulmi

IRAN- Ushtria izraelite sulmoi hyrjen e burgut famëkeq Evin të Iranit të hënën, sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit dhe lajmeve shtetërore iraniane. Një re e zezë gjigante u pa duke mbuluar një derë të burgut Evin, në pamjet e publikuara nga mediat e huaja. 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi në një deklaratë se Evini ishte shënjestruar, së bashku me disa vende të tjera, përfshirë ndërtesën kryesore të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe selinë e Basij (një krah paraushtarak i IRGC-së).

Forcat e sigurisë në qendrën e paraburgimit Evin janë të njohura për historikun e tyre të gjatë të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Aktivistë politikë, gazetarë dhe muzikantë janë ndër ata që janë burgosur në këtë qendër.

burgu evin ne iran

Sondazh

Poll