Aktualitet

I fshihte në një tunel pranë pallatit, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari me doza kanabisi

Policia bën me dije gjatë kontrolleve, në një tunel pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, u zbuluan doza të tjera të fshehura nga i dyshuari.

23 Qershor 2025, 10:31 Nga M.B
I fshihte në një tunel pranë pallatit, arrestohet në
Droga

TIRANA- Një 48-vjeçar nga Kuçova u arrestua në flagrancë në Tiranë me doza kanabisi gati për shitje. Policia bën me dije gjatë kontrolleve, në një tunel pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, u zbuluan doza të tjera të fshehura nga i dyshuari. Mësohet se lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Goditje të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat.  Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje. Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.  

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

droga

Sondazh

Poll