Bota

“Irani të kthehet në tryezën e negociatave!" Trump bisedë telefonike me Starmer për programin bërthamor të Teheranit

Të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare, thotë Downing Street.

23 Qershor 2025, 08:11 Nga M.B
“Irani të kthehet në tryezën e negociatave!" Trump
Donald Trump dhe Keir Starmer


BRITANI- Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer kanë zhvilluar një bisedë telefonike në mbrëmje. Të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare, thotë Downing Street.

Ata diskutuan gjithashtu nevojën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave “sa më shpejt të jetë e mundur”. Gjatë ditës, Starmer u bëri thirrje të gjitha palëve të rikthehen në negociata, por theksoi se kishte marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur interesat britanike në rajon nëse konflikti përshkallëzohet.

konflikti ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll