Bota

Mbledhja urgjente në OKB/ Ambasadori i Izraelit: Ndryshimi i regjimit në Iran varet nga populli i tij

Ambasadori izraelit Danny Danon tha se nëse Irani vazhdon të nisë sulme ndaj civilëve izraelitë, ai do të goditet nga një forcë e pamposhtur drejtësie.

22 Qershor 2025, 22:45 Nga E. D
Mbledhja urgjente në OKB/ Ambasadori i Izraelit: Ndryshimi i regjimit
Danny Danon

SHBA- Këshilli i Sigurimit të OKB-së po mban një takim urgjent për të diskutuar konfliktin Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e djeshme të SHBA-së. Ambasadori izraelit Danny Danon tha se nëse Irani vazhdon të nisë sulme ndaj civilëve izraelitë, ai do të goditet nga një forcë e pamposhtur drejtësie.

Ai tha gjithashtu se lutet për ndryshim për popullin e Iranit, por se ky ndryshim duhet të vijë nga brenda tyre dhe jo nga Izraeli. Lidhur me sulmet amerikane, ai theksoi se është shumë herët për të vlerësuar sulmin.

Sa i përket sulmeve amerikane ndaj objekteve strategjike në Iran, ambasadori izraelit theksoi se është ende herët për të bërë një vlerësim të plotë të pasojave, duke lënë të hapur çdo zhvillim të mëtejshëm në rajon.

danny danon

Sondazh

Poll