Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet

Anotnio Guterres thotë se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

22 Qershor 2025, 22:50 Nga E. D

Konflikti në Lindjen e Mesme/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo

SHBA- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjatë fjalës së tij në mbledhjen e OKB-së i quajtti sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në trazir". Anotnio Guterres thotë se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

"Njerëzit e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi, megjithatë tani rrezikojmë të biem në një gropë hakmarrjeje pas hakmarrjeje", thotë ai. 

Më tej ai shton: “Kombet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin çdo përpjekje drejt zgjidhjes paqësore. Por paqja nuk mund të imponohet. Ajo duhet të zgjidhet.”

Mbledhja e OKB-së vjen në një kohë kur rritet shqetësimi për përhapjen e konfliktit dhe destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së ndaj programit bërthamor iranian.

lufta ne lindjen e mesme shba iran izrael

Sondazh

Poll