Bota

Trump për sulmin ndaj Iranit: Ne ua morëm bombën nga duart

Në të njëjtën kohë, ai sulmon përfaqësuesin republikan Thomas Massie, i cili e kritikoi sulmin, duke argumentuar se do ta fusë SHBA-në në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

22 Qershor 2025, 22:40 Nga E. D
Trump për sulmin ndaj Iranit: Ne ua morëm bombën nga duart
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social shkroi se sulmi ndaj Iranit ua mori bombën nga duart. Trump gjithashtu shkruan se patëm një sukses spektakolar ushtarak duke ua marrë bombën nga duart. Në të njëjtën kohë, ai sulmon përfaqësuesin republikan Thomas Massie, i cili e kritikoi sulmin, duke argumentuar se do ta fusë SHBA-në në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

“Përfaqësuesi Massie i Kentucky-t nuk është MAGA, megjithëse i pëlqen të thotë se është. Në fakt, MAGA nuk e pëlqen, nuk e njeh dhe nuk e respekton. Ai është një budalla që beson se është politikë e mirë që Irani të ketë nivelin më të lartë të armëve bërthamore, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet “VDEKJE AMERIKËS” në çdo rast”, vazhdon ai.

Ai pretendon se Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë dhe madje ka pushtuar ambasadën amerikane në Teheran nën administratën Carter. Pavarësisht lëvdatave dhe bravo-ve që mori sulmi, ky kongresmen "i lehtë" është kundër asaj që u arrit në mënyrë kaq brilante mbrëmë në Iran. 

"Massie është i dobët, joefektiv dhe voton "JO" për pothuajse çdo gjë që i paraqitet, pavarësisht se sa e mirë është. Ai nuk ka respekt për ushtrinë tonë të madhe dhe gjithçka që ajo përfaqëson, madje as nuk e njeh inteligjencën dhe trimërinë e tyre në sulmin e djeshëm, i cili ishte një FITORE e plotë dhe totale.

Massie duhet të lërë teatrin e rremë dhe të fillojë ta vendosë Amerikën në vend të parë, por ai nuk e di se si të arrijë atje ai nuk ka ide! Ai padyshim do të votojë kundër Projektligjit të Madh, të Madh, të Bukur, edhe pse mosmiratimi i tij do të thotë një rritje taksash prej 68% për të gjithë, dhe shumë gjëra shumë më të këqija se kaq. MAGA duhet ta refuzojë këtë humbës patetik, Tom Massie, si murtaja!" shkruan ai.

Trump madje zotohet të bëjë fushatë kundër Massie në zgjedhjet e ardhshme paraprake republikane, në vitin 2026, duke i nxitur mbështetësit e tij të braktisin kongresmenin.

donald trump

Sondazh

Poll