Sport

FC Andorra e Gerard Piqué rikthehet në Divizionin e Dytë Spanjol...

Duke u përballur me Ponferradinën në ndeshjen e dytë të ‘play-off’-it për ngjitje, klubi nga Principata e Andorrës, FC Andorra, fitoi 1-0, pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë dhe fitoi ngjitjen në Divizionin e Dytë Spanjol, vetëm një sezon pasi ishte larguar prej tij

22 Qershor 2025, 15:00 Nga DOSJA
FC Andorra e Gerard Piqué rikthehet në Divizionin e Dytë

SPANJE - Gerard Piqué mund të gëzohet, njeriu që bleu FC Andorra në dhjetor 2018 do ta rikthejë ekipin e tij në Divizionin e Dytë Spanjol sezonin e ardhshëm.

Pasi pësuan barazim në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për ngjitje në Divizionin e Dytë kundër ekipit Ponferradina të Castile dhe León, andorrasit nuk ishin favoritë për këtë ndeshje të dytë.

Megjithatë, ata fituan 1-0 të shtunën në mbrëmje falë një goli të sulmuesit të tyre uruguajan Lauti dhe kështu u rikthyen në nivelin e dytë të futbollit profesionist spanjoll.

Kur Gerard Piqué bleu klubin në vitin 2018, duke shlyer një borxh prej 200.000 eurosh, klubi ishte në Ligën Rajonale Spanjole, ekuivalenten e divizionit të gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll