Sport

Ter Stegen i pa sigurtë te Barça, Deco: "Nuk kam nevojë të flas me të, Joan Garcia është për të tashmen, por dhe të ardhmen"

Situata e portierit Marc-Andre ter Stegen është nxehur shumë dhe ka krijuar një përçarje me klubin katalanas…

22 Qershor 2025, 14:30 Nga DOSJA
Ter Stegen i pa sigurtë te Barça, Deco: "Nuk kam nevojë

SPANJE - Blerja e Joan Garcias nga Barcelona ka tronditur ekuilibrat e brendshëm te blaugranat dhe ka shkaktuar një tërmet të vërtetë.

Në fakt, pa Szczesnyn e paprekshëm (rinovimi do të bëhet zyrtar), situata e Marc-Andre ter Stegen është nxehur shumë dhe ka krijuar një përçarje me klubin katalanas.

Në fakt, gjermanit i duhet një vend titullar në prag të Kupës së Botës 2026, për të pasur një vend të garantuar me Gjermaninë e tij, por drejtuesit e Barçës nuk e parashohin këtë.

Konfirmimi i qartë vjen nga drejtori sportiv Deco, i cili dha një intervistë për La Vanguardia: "Nuk kam pse të flas me të. Puna ime është të ndërtoj ekipin më të mirë të mundshëm për trajnerin.

Nuk është diçka që më shqetëson mua. Për më tepër, nuk ka kontratë që thotë se një lojtar duhet të luajë. Që nga ajo kohë, është trajneri ai që merr vendimet dhe secili lojtar ka ambiciet e veta."

Dhe ai shpjegoi hierarkinë e re në ekipin e Flick: "Ne kemi marrë vendimin për të nënshkruar me një portier të ri, që do të thotë se ai mund të luajë nesër, të qëndrojë në stol ose të luajë pas një ose dy vitesh. Ne kemi pritje nga Joan që më pas do të duhet të konfirmohen.

Kushdo që vjen këtu fillon nga e para, askush nuk vjen me një avantazh ndaj të tjerëve. Kam respekt të madh për Marc (Ter Stegen), por me Joanin na u desh të merrnim një vendim për të tashmen dhe të ardhmen.

Pastaj, do të jetë trajneri ai që do të duhet të vendosë. Kur një lojtar dëshiron vërtet të largohet, është shumë e vështirë ta ndalosh. Por ky nuk është rasti për momentin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll