Sport

Jo vetëm Bologna, edhe Verona dhe Besiktas po e ndjekin Ismajlin

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij pas largimit nga Empoli si lojtar i lirë

22 Qershor 2025, 13:30 Nga DOSJA
Jo vetëm Bologna, edhe Verona dhe Besiktas po e ndjekin Ismajlin

ITALI - E ardhmja e pasigurt për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Empoli si transferim i lirë dhe është në kërkim të një pozicioni të ri.

Raportohet se Bologna e ka vënë syrin tek ai (për t'u mbrojtur në rast të largimit të njërit prej Beukema dhe Lukumì), por edhe Verona, e cila duhet të zëvendësojë Coppolan.

Interes për mbrojtësin shqiptar ka treguar edhe skuadra turke e Besiktas. Gjithsesi, në ditët në vijim Ismajli do të vendosë për të ardhmen e tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll