22 Qershor 2025, 11:12
Nga N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura. Vangjeli gjatë fjalës së saj theksoi se mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.
Ajo u shpreh se planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren. Sipas saj tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme. Vangjeli tha se Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit.
Deklarata e zëdhënëses:
Nuk është hera e parë që PD ngre zërin për anomalitë që lidhen me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura. Krahas anomalive ligjore të krijuara dhe denoncuara, nga të dhënat e administruara nga e tenderave vërehet krijimi i monopoleve nga subjekte preferencialë të lidhur me zyrtarë apo ish zyrtarë shtetërorë, ndërkohë që mbi 800 inxhinierë pyjesh janë pa punë, duke u privuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e tyre qoftë dhe në mënyrë private.
Sipas Open Procurement konstatohet se procedurat e prokurimit me objekt ‘Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore në zona të ndryshme’, shkojnë tek një grusht operatorësh.
Kryeson subjekti ‘Lurimi’ shpk në pronësi të ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari i akuzuar për korrupsion. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi 1 milion euro (me TVSH) nga bashkitë e Prrenjas, Bulqizë, Shkodër, Cërrik, Tepelenë, Tiranë, Pogradec, Dropull, Përmet etj.
Subjekt tjetër ‘Diava Consulting’ shpk me pronare znj. Vjollca Diku e cila ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës në administratën shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky subjekt sipas Open Corporates ka përfituar mbi rreth 600 mijë euro (me tvsh) nga bashkitë Shkodër dhe Tiranë.
Subjekte të tjerë ‘Deja’ shpk (Haziz Porja) dhe ‘Arabel Studio shpk’ e kjo e fundit në pronësi të znj. Ana Nishku, akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që penalizoi Lefter Allën.
Ekspertët e pyjeve, pjesë e strukturave të PD, kanë denoncuar se: Planet thjesht kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, duke evituar matjet dhe grumbullimin e të dhënave në terren;
Është e pa mundur që një subjekt të hartojë 2-3 apo 4 plane mbarështimi në një vit. Nëse vizitohet terreni për verifikimin e punimeve të kryera nuk gjendet asnjë shenjë ndarëse e ekonomive, ngastrave dhe n/ngastrave sipas kërkesave të manualit; (Ku të jenë materializuar në terren kufijtë me bojë të kuqe dhe tabela me numrat e ngastrave apo n/ngastrave).
Nuk gjenden sipërfaqet prove të inventarizimit të grumbujve pyjor të materializuar në terren; (Ku numri i sipërfaqeve prove për inventarizim të grumbujve pyjore, për një ekonomi pyjore varion nga 2000 – 3500 apo me shumë sipërfaqe, realizimi i të cilave kërkon kohë dhe staf profesional).
Mungojnë raporte e monitorimit në terren nga strukturat e Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit. (Agjencia Kombëtare Pyjeve); Shpenzimet për hartimin e këtyre planeve janë marramendëse, ato përgjithësisht janë të papërditësuara në kadastrën e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, (Inxhinierët që kanë marrë pjesë në këto studime).
Duke qenë se Ministrja e linjës Mirela Kumbaro (Furxhi) nuk ka reaguar për të marrë masa lidhur me këto konstatime, Partia Demokratike kërkon nga organet e hetimit të nisin menjëherë procedurat ligjore për identifikimin dhe penalizimin e shkelësve të ligjit. Pasuria kombëtare është e shqiptarëve, nuk është as e ministrit as e drejtorëve as e zyrtarëve të kësaj qeverie të korruptuar.
pd menaxhimi i pyejeve
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
22 Qershor 2025, 10:25
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump, pas sul...
Politike
21 Qershor 2025, 21:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artiku...
Politike
21 Qershor 2025, 16:40
foto ilustruese
TIRANË- Raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet...
Politike
21 Qershor 2025, 14:21
M.B
Memli Krasniqi
KOSOVA- Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – s...
Politike
21 Qershor 2025, 13:25
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ish-nënkryetarit të Partisë s&eu...
Politike
21 Qershor 2025, 13:11
M.B
Edi Rama
TIRANA- Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos...
Politike
21 Qershor 2025, 11:44
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar t&eum...
Politike
21 Qershor 2025, 11:27
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në ...
Politike
21 Qershor 2025, 09:07
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakum...
Politike
21 Qershor 2025, 08:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës në Pallatin ...