Politike

Vijon procesi i rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 355 kuti, PD-ASHM me 177 vota të pavlefshme, PS me 170 të tilla

Deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut.

21 Qershor 2025, 08:06 Nga M.B
Vijon procesi i rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 355
Foto ilustruese

TIRANA- Vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”. Deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total të qarkut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 30% e kutive të votimit për qarkun e Tiranës.

Paraprakisht me 355 kutitë e hapura PS-ASHM kryeson me votat që nuk i takonin. Koalicioni në fjalë ka 177 vota të pamerituara, ndërsa Partia Socialiste 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.

Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, dhe nga ana tjetër Lëvizja Bashkë 15 të tilla. Ndërkohë Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar.

Vijon procesi i rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 355

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll