Politike

"Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem!" Braimllari iu bashkua PS-së, Meta: Shembulli se si SPAK arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter!

Braimllari u largua nga Partia e Lirisë për t’u bashkuar Partisë Socialiste u zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

21 Qershor 2025, 13:25 Nga M.B
"Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem!"
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ish-nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllarit, duke e akuzuar atë si shembullin më të qartë të ndikimit të SPAK për të "konvertuar njerëzit pa karakter në rilindas gënjeshtarë". Braimllari u largua nga Partia e Lirisë për t’u bashkuar Partisë Socialiste u zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook që e shoqëron edhe me një video, Meta shkruan se vetëm një rilindas mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Ai shton se firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 mban emrin e Endrit Braimllarit, në një kohë kur vetë Meta ushtronte detyrën e Presidentit të Republikës dhe nuk ishte më në krye të LSI-së.

Postimi i plotë:

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë. Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.

Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.

Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

ilir meta

Sondazh

Poll