21 Qershor 2025, 21:01
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artikullit për kryeministrin Edi Rama.
Berisha shprehet në postimin e tij në rrjete sociale se me këtë shkrim, Rama është damkosur botërisht si "Maduro i Europës". Më tej thotë se këtë etiketim, kryeministri e ka marrë për shkak të "lidhjeve të tij me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale "
POSTIMI I PLOTË:
Damkosje historike!
Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!
Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.
Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.
Këtu më poshtë keni artikullin e publikuar sot nga Tv Fox News!
Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos me titull "Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit".
Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. Ish-ambasadori vijon duke shkruar se, i zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si "Ramaduro" i Evropës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik. Sipas Neshos, ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik, duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë.
Ish-ambasadori thotë se Rama është i njohur për retorikën anti-Trump, përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump "turpin e qytetërimit tonë". Sipas tij, Rama u bë i preferuari i elitave evropiane dhe demokratëve amerikanë. Nesho shton se mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit.
sali berisha edi rama fox news
Politike
21 Qershor 2025, 16:40
foto ilustruese
TIRANË- Raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet...
Politike
21 Qershor 2025, 14:21
M.B
Memli Krasniqi
KOSOVA- Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – s...
Politike
21 Qershor 2025, 13:25
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ish-nënkryetarit të Partisë s&eu...
Politike
21 Qershor 2025, 13:11
M.B
Edi Rama
TIRANA- Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos...
Politike
21 Qershor 2025, 11:44
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar t&eum...
Politike
21 Qershor 2025, 11:27
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në ...
Politike
21 Qershor 2025, 09:07
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakum...
Politike
21 Qershor 2025, 08:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës në Pallatin ...
Politike
20 Qershor 2025, 20:49
M.B
Pjerin Ndreu
LEZHA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka rikthyer një tezë t...
Politike
20 Qershor 2025, 18:03
r.ll
edi rama te akademia politike
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi i djeshëm i "Akademis...