Politike

Akademia Politike e PS, Rama ndan pamje nga takimi me deputetët e rinj: Duhet ta meritoni çdo ditë këtë detyrë

Rama ka ndarë edhe një pjesë nga fjalimi i mbajtur para deputetëve të rinj të PS që do të ulen në karriget e Kuvendit. 

20 Qershor 2025, 18:03 Nga r.ll
Akademia Politike e PS, Rama ndan pamje nga takimi me deputetët e rinj:
edi rama te akademia politike

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi i djeshëm i "Akademisë Politike", ku do të marrin mësime ligjvënësit e rinj socialistë të zgjedhur më 11 maj 2025. Në pamjet e postuara, Rama ka ndarë edhe një pjesë nga fjalimi i mbajtur para deputetëve të rinj të PS që do të ulen në karriget e Kuvendit. 

“Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni çdo ditë këtë gjë, se nuk është diçka që meritohet vetëm një herë, nuk mjafton, duhet çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat që i merr një herë dhe e ke përgjithmonë. Çdo ditë duhet të jesh i nevojshëm  dhe i vlefshëm, dhe i dobishëm”, shprehet Rama në fjalimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË:

Akademia Politike - Deputetët e rinj të Kuvendit 2025 - 2029 dhe sfidat e Shqipërisë 2030

Në selinë e Partisë Socialiste do të zhvillohen "seancat" e akademisë politike nga datat 20 qershor deri më 20 korrik. Sipas informacioneve në këto seanca përfaqësuesit socialistë më me emër ndër vite do të japin leksione për ligjvënësve të rinj të zgjedhur më 11 maj 2025.

Kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që të kuptojnë rolin e tyre institucional dhe të jenë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet e ardhshme. Gjithashtu mësohet se akademia politike e PS-së do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të trajtohen. Më poshtë paraqiten modulet që do të ndjekin depuetetët e rinj dhe lektorët përkatës:

Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit: Ky modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik. Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Niko Peleshi.

Moduli 2 – Funksionimi i Parlamentit: Njohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore. Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare: Fokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë. Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni dhe Olta Xhaçka.

Moduli 4 – Komunikimi Politik: Trajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik. Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga dhe Eduard Shalsi. 

Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030: Diskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme. Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi dhe Evis Kushi.

akademia politike e ps edi rama

Sondazh

Poll