Aktualitet

Vrau Mariglen Gjonajn për një orë "Rolex", Gjykata e Apelit dënon me burg të përjetshëm Kristian Cenajn

Cenaj akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

20 Qershor 2025, 15:44 Nga r.ll
Vrau Mariglen Gjonajn për një orë "Rolex", Gjykata e
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj

TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm ka dënuar me burg të përjetshëm Kristian Cenajn, i cili akuzohet për vrasjen e Mariglen Gjonajt. Cenaj akuzohet për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t'i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt.

Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit. 

Cenaj u vu në pranga në vitin 2022, vetëm pak minuta pas kishte përfunduar dasmën e të vëllait të tij, ndërsa kishte ardhur nga Italia posaçërisht për këtë gëzimfamiljar në Kurbin. Ai ka mbajtur vazhdimisht qëndrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi. 

kristjan cenaj mariglen gjonaj

Sondazh

Poll