Aktualitet

Qëlloi me armë drejt banesës së ish-kunatit në Mirditë, shpallet në kërkim autori i dyshuar (EMRI)

51-vjeçari me inicialet L.V., ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

20 Qershor 2025, 15:06 Nga r.ll
Qëlloi me armë drejt banesës së ish-kunatit në
foto ilustruese

MIRDITË- Të shtëna më armë zjarri kanë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Mirditë. 51-vjeçari, Luan Vukaj është shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarr drejt banesës së një 30-vjeçari.

Ky i fundit ishte vëllai ish-bashkëshortes së autorit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar. 51-vjeçari me inicialet L.V., ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Mirditë/Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.

Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

te shtena ne mirdite luan vukaj

Sondazh

Poll