Aktualitet

Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

rejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti mbi afatin e shtyrjes së aplikimeve. Në njoftim theksohet se procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. 

20 Qershor 2025, 13:48 Nga E. D
Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi
foto ilustruese

TIRANË- Faqja e Bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga gripi i hakerave “Homeland Justice”. Kjo ka sjellë pasoja edhe në regjistrimi e fëmijëve për në çerdhe dhe kopshte, pasi në faqen online të Bashkisë ofrohen këto lloj shërbimesh. Por Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve thotë se do informojë së shpejti mbi afatin e shtyrjes së aplikimeve. Në njoftim theksohet se procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. 

“Ju informojmë se për shkak një problematike të serverave të Bashkisë Tiranë, linku i Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet tirana.al nuk është funksional. Në këtë kuadër procesi i aplikimeve do të pezullohet deri në momentin që platforma do të jetë funksionale. Në vijim do t'ju informojmë kur platforma do të jetë përsëri funksionale dhe mbi shtyrjen e afatit të aplikimeve”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve.

faqja e bashkisë së tiranës

Sondazh

Poll