Aktualitet

U kap me kokainë në furgon bashkë me kushëririn/ 50-vjeçari shqiptar dënohet me 6 vite burg në Itali, droga kapte vlerën mbi 1 mln euro (EMRI)

Sipas mediave italiane, Subashi ishte kapur nga Karabinierët e Kompanisë Latina, të cilët e çuan atë në burgun e Pontine. Togeri Ludovico Iagnocco, njoftoi se efektivët e gjetën shqiptarin në shtëpinë e tij, ku ndër të tjera, ai mbahej në arrest shtëpiak.

19 Qershor 2025, 16:37 Nga E. D
U kap me kokainë në furgon bashkë me kushëririn/
foto ilustruese

ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg nga autoritetet italiane. Gencian Subashi, ishte arrestuar së bashku me kushëririn e tij dy vjet më parë, ndërsa transportonte një ngarkesë prej 17,5 kilogramësh kokainë me një furgon.

Sipas mediave italiane, Subashi ishte kapur nga Karabinierët e Kompanisë Latina, të cilët e çuan atë në burgun e Pontine. Togeri Ludovico Iagnocco, njoftoi se efektivët e gjetën shqiptarin në shtëpinë e tij, ku ndër të tjera, ai mbahej në arrest shtëpiak.

Vendimi ndaj 50-vjeçarit kishte marrë edhe formën e prerë. Operacioni që çoi në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë erdhi nga një kontroll rutinë në segmentin rrugor mes Isonzos dhe Pontine. Ndërhyrja u krye në muajin mars të vitit 2023, ku brenda furgonit me të cilin udhëtonin dy kushërinjtë shqiptarë, u gjetën pakot e kokainës. Droga ndahej në 79000 doza dhe me një xhiro që mund të sillte mbi 1 mln euro.

 

policia italiane

Sondazh

Poll