19 Qershor 2025, 13:17
Nga Kolja Gaertner
foto ilustruese
GJERMANI- Mafia e drogës ka zhvilluar një metodë të re trafiku që nuk zbulohet me mjetet tradicionale. Meqë kontrolli i trafikut detar dhe ajror mes Amerikës së Jugut dhe Europës është bërë gjithnjë e më efektiv, kartelet kolumbianë të kokainës u zhvendosën në Kosta Rikën e Amerikës Qendrore dhe krijuan një manovër të panjohur më parë për drogën: ata përzienin kokainën me pluhurin e bimës juka dhe e transportonin këtë përzierje në gjendje të ngrirë.
Njerëzit e përdorin këtë rrënjë të grimcuar për pastrimin e zorrëve, thuhet se ndihmon për problemet me nyjet te kuajt dhe qentë, dhe është gjithashtu një përbërës bazë për banjot me shkumë. Agjencia europiane e policisë, Europol, pranon: “Për shkak të dendësisë dhe ngjyrës së produktit, kokaina mbeti e pazbuluar nga skanerët gjatë kontrolleve doganore”.
Dhe gjithashtu: “Përdorimi i ngarkesës së ngrirë e bënte dërgesën të pazbulueshme edhe për qentë nuhatës të drogës”.
Megjithatë, Guardia Civil spanjolle, Policia Gjyqësore portugeze dhe Policia kundër Drogës në Kosta Rikë arritën të identifikonin një rrjet kontrabande: ata vunë re një lidhje mes kompanive logjistike, krimit të organizuar në Kosta Rikë, blerësve në Portugali dhe Spanjë, si dhe prodhuesve të drogës në Kolumbi.
Në verën e vitit 2024, policia portugeze arriti për herë të parë të mbikëqyrte dërgesa të tilla dhe arrestoi 7 marrës. Në fund të vitit pasuan 13 ndërhyrje në Spanjë, ku në Barcelonë u kap kreu evropian i sindikatës, me origjinë nga Republika Domenikane.
Deri në pranverën e vitit 2025, policia dhe dogana kapën 21 dërgesa me gjithsej 5.4 ton kokainë, me një vlerë prej rreth 350 milionë euro në tregun e rrugës, në Belgjikë, Gjermani, Holandë, Portugali dhe Spanjë.
Më 11 qershor u dha goditja përfundimtare në Kosta Rikë: njësi speciale të armatosura rëndë të Policisë së Kontrollit të Drogës bastisën 20 banesa dhe magazina, arrestuan kreun e kartelit dhe 11 bashkëpunëtorë.
Rrugët e kokainës: Ja si vjen helmi tek ne
Rruga 1
Me anije nga portet në Brazil, Peru, Ekuador dhe Panama direkt në Antverp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Hamburg (Gjermani). Për të shmangur kontrollet në Europën Veriore, përdoren rrugë alternative përmes porteve spanjolle dhe shqiptare.
Rruga 2
Nis si Rruga 1, por kalon me det drejt Afrikës Perëndimore, më pas përmes Marokut në Spanjë, dhe përmes Algjerisë, Tunizisë ose Libisë në Itali dhe Shqipëri. Më tej, droga transportohet me automjete të modifikuara ose si ngarkesë në kontejnerë drejt Gjermanisë./BILD
trafiku i droges
Aktualitet
19 Qershor 2025, 12:51
N.F
Emilia Veliu
GREQI- Një 16-vjeçare shqiptare prej katër ditësh është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi. A...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 12:24
r.ll
zjarr
VLORË- Pylli i Sodës në afërsi të plazhit të Zvërnecit është përfshirë ditën e sotme nga...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 11:44
r.ll
bimet
SHKODËR- Mijëra bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacio...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 11:33
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Si paso...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 11:13
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin lidhur me vras...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 10:42
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës, është a...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 09:42
anuela ristani, edon kuqi
TIRANË- Ditën e hënë do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiaken ...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 09:42
N.F
Foto
TIRANË- Nxënësit e klasës së 9-të do të testohen ditën e sotme në gjuhën shqipe. Ky është ...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 08:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 43-vjeçar malazez është arrestuar në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim nd&eum...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai...