Bota

Putin propozon ndërmjetësimin mes Iranit dhe Izraelit/ Trump refuzon: Së pari merru me Rusinë! Për pjesën tjetër kujdesu më vonë

Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të marrë një rol ndërmjetësues në konflikt.

18 Qershor 2025, 18:51 Nga E. D
Putin propozon ndërmjetësimin mes Iranit dhe Izraelit/ Trump refuzon:
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën, duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit.

"Fola me të dje", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në detaje rreth bisedës. 

Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të marrë një rol ndërmjetësues në konflikt.

"Ai ofroi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: 'Më bëj një nder. Kujdesu për vendin tënd më parë. Le të ndërmjetësojmë për Rusinë më parë. Kujdesu për pjesën tjetër më vonë'", tha Trump.

donald trump vladimir putin

Sondazh

Poll