Politike

Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë, PD-ASHM humb 11 të tilla, ja rezultatet aktuale

Nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi doli me 6434, pra 38 vota më pak.

18 Qershor 2025, 18:43 Nga M.B
Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës teksa nga shifrat momentale PS humbet 38 vota ndërsa koalicionit PD-ASHM i hiqen 11 vota.

Rinumërimi i votave/ PS-së i hiqen 38 vota në Tiranë,


Nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi doli me 6434, pra 38 vota më pak. PD-ASHM më 11 maj kishte 7412 vota, ndërsa rinumërimi e nxori me 7401 vota, që do të thotë 11 vota më pak.

Procesi i rinumërimit, i cili nis më 11 qershor, zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi. Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

rinumerimi i votave

Sondazh

Poll