Politike

Osmani takim me Kover: Kosova është e vendosur për kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë!

Presidentja bëri me dije se ajo ka folur me Kover në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror.

18 Qershor 2025, 11:13 Nga N.F
Osmani takim me Kover: Kosova është e vendosur për kapituj
Takimi

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë foto të vizitës së saj zyrtare në Hungari. Osmani është takuar me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover.

Presidentja bëri me dije se ajo ka folur me Kover në lidhje me rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror. Ajo theksoi se Kosova është e vendosur të hapë kapituj të ri të bashkëpunimit me shtetin hungarez.

“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, shkruan Osmani.

Osmani takim me Kover: Kosova është e vendosur për kapituj

osmani

Sondazh

Poll