Bota

Konflikti me Iranin, rreth 400 qytetarë të BE-së janë larguar nga Izraeli nëpërmjet Jordanisë dhe Egjiptit

BE po shqyrton kërkesat nga Sllovakia, Lituania, Greqia dhe Polonia për ndihmë në evakuimin nga Lindja e Mesme

18 Qershor 2025, 14:40 Nga r.ll
Konflikti me Iranin, rreth 400 qytetarë të BE-së janë
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ndihmuar në evakuimin e rreth 400 qytetarëve të tij nga Izraeli nëpërmjet Jordanisë dhe Egjiptit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të koordinuar reagimin ndaj situatës së emergjencës që është krijuar në bllokun 27-vendesh.

"Deri më tani, vlerësojmë se më shumë se 400 qytetarë të BE-së janë riatdhesuar përmes këtij mekanizmi të mbrojtjes civile të BE-së", tha Eva Hrncirova në Bruksel të mërkurën.

Ajo tha gjithashtu se BE po shqyrtonte kërkesat nga Sllovakia, Lituania, Greqia dhe Polonia për ndihmë në evakuimin nga Lindja e Mesme.

"Shtetet anëtare koordinojnë listën dhe ne bashkëfinancojmë këto fluturime deri në 75% të kostove të transportit", shtoi ajo.

bashkimi europian konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll